Kuka thumbon institucionin më të lartë sportiv!

Sporti

Kuka thumbon institucionin më të lartë sportiv!

Nga: Kemajl Goca Më: 31 mars 2015 Në ora: 11:17

Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në xhudo, ndryshe është trajner i kampiones së dyfishtë të botës, Majlinda Kelmendi, është shumë i shqetësuar me mënyrën se si shkon çështja e kategorizimit të sportit. “16 vite pas luftës e në Kosovë ende s’ka kategorizim të sporteve dhe as të sportistëve!

Kjo çështje as që po përmendet nga askush! Pse Komiteti Olimpik i Kosovës nuk po e kryen punën e parë që i takon, kush është sportist kulminant në Kosovë? Pse kjo situatë konfuze!? Të mos dihet botërisht se kush janë sportistët më të mirë të shtetit, të mos dihet se ku duhet të investohet, ku kemi gjasa të arrijmë suksese. Jemi shteti i vetëm në bote pa kategorizim të sportit”, shkruan Kuka në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat