Gjakovarët nuk kanë çfarë të humbin në Mitrovicë!

Sporti

Gjakovarët nuk kanë çfarë të humbin në Mitrovicë!

Nga: Kemajl Goca Më: 31 mars 2015 Në ora: 10:03

Pas një pushimit dhjetë ditë vazhdojnë garat në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Sot në orën 13.00 janë në program dy ndeshje të javës së 20-të, ajo mes rivalëve të vjetër Trepçës ’89 nga Mitrovica dhe Vëllaznimit nga Gjakova, si dhe Besës nga Peja e Dritës nga Gjilani. Sulmuesi i Trepçës ’89, Blerand Kurtishaj, tha se fitorja është e domosdoshme për të mbajtur hapin për kreun e tabelës. “Jemi duke u përgatitur shumë mirë me ardhjen e Afrim Tovërlanit (trajner), i cili e ka ndryshuar situatën pozitivisht. E dimë që Vëllaznimi është ekip me traditë, mirëpo në këtë ndeshje fitorja është rezultati i vetëm për ne”, tha Kurtishaj.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat