Ankohet Kuka!

Sporti

Ankohet Kuka!

Nga: Kemajl Goca Më: 31 mars 2015 Në ora: 10:02

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, thotë se Distria ka tejkaluar parashikimet në ‘Grand Prix’. “Distria ka bërë mrekulli. Edhe përveç Muharrem Sahitit, këshilltar i Ministrit të Sportit, që më ka uruar, asnjë personalitet tjetër nuk është kujtuar të përmend këtë të arritur. Një lajm që del në ‘Euronews’ si e arritur, në Kosovë kalon si të ishte garë e mahallave!”, tha Kuka. Ai Distrinë e sheh si potencial të madh. “Ajo me këtë medalje tregon që është potencial i madh. ‘Grand Prix’ është garë që rrallë kush fiton medalje të artë”, thotë Kuka.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat