Vazhdimësia dhe stoli, ajo që i mungonte Shqipërisë

Sporti

Vazhdimësia dhe stoli, ajo që i mungonte Shqipërisë

Më: 30 mars 2015 Në ora: 23:40

Hapja e dyerve te kombetares per te gjithe shqiptaret, pavaresisht vendlindjes se tyre ka krijuar nje baze te gjere vlerash sportive...

Perfaqesuesja e shqiptareve mori ne "Elbasan Arena" kunder Armenise nje nga fitoret me te rendesishme te historise se saj. Tri piket e merituara, praktikisht i kane siguruar kuqezinjve tane vendin e trete ne grupin I, pasi me +6 pike ndaj Serbise dhe Armenise kur kane mbetur edhe kater ndeshje per tu luajtur, ky objektiv duket plotesisht i realizueshem. Por me shume se per verdiktet finale, ajo per te cilen shqiptaret, kudo qe ata jetojne, jane gezuar me se shumti per paraqitjen e kuqezinjve te De Biazit. Tani kjo kombetare ka fituar sigurine maksimale per vlerat e tyre, dine te perballen me cfaredo situate, te reagojne ne momente veshtira dhe mbi te gjitha te ruajne vazhdimesine ne nje edicion eleminator. Fitorja ne Portugali, paraqitjet pozitive ndaj Danimarkes dhe Serbise, si dhe perballjet dinjitoze ne miqesoret e luksit kunder Frances dhe Italise kane bindur edhe me skeptiket se kjo skuader eshte duke shkruar historine dhe pjesemarrja ne finalet e nje kompeticioni madhor, nuk eshte me vetem nje enderr.

Per te mberritur deri ketu nuk ka qene aspak e lehte, por perkundrazi eshte dashur nje pune kolosale. Mbi te gjitha projekti i Shqiperise se madhe eshte duke dhene frytet e tij, ndoshta me shpejt nga parashikimet. Hapja e dyerve te kombetares per te gjithe shqiptaret, pavaresisht vendlindjes se tyre apo shkolles se formimit profesional, ka krijuar nje baze te gjere vlerash sportive. Ne dispozicion te trajnerit tanime jane aq shume alternativa sa krijojne veshtiresi per formacionin me te mire. Fitorja ndaj Armenise ishte treguesi me i mire i ketij realiteti, pasi permbysja e madhe erdhi pas zevendesimeve te kryera, ku vecanerisht Lenjani dhe Gashi rezultuan deciziv per triumfin ne Elbasan Arena.

Per fat te mire me filozofine kuqezi jane bashkuar te gjithe shqiptaret, ne te gjitha trojet ku ata jetojne. Krenaria per te perfaqesuar kete vend, dashuria per ngjyrat kuqezi, shpirti i sacrifices te bashkuara me cilesine dhe disiplinen sportive, e kane bere tanime kete skuader ne nje nga simbolet me te dashur per shqiptaret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat