Asgjë serioze, Marchisio në fushë ndaj Monacos

Sporti

Asgjë serioze, Marchisio në fushë ndaj Monacos

Më: 30 mars 2015 Në ora: 23:30

Analizat më të detajuara të cilave iu nënshtrua mesfushori pak orë pas dëmtimit treguan se Marchisio nuk kishte asgjë serioze.

Te Juventusi mund të marin frymë lirisht pasi Claudio Marchisio nuk ka asgjë serioze dhe pritet të riaftësohet në kohë për sfidën e parë cerekfinale të Champions League ndaj Monacos, madje mesfushori 29-vjecar mund të zbresë në fushë që në takimin e kësaj fundjave që bardhezinjtë do të zhvillojnë ndaj Empolit në kampionat.Marchisio vetëm pak ditë më parë pësoi një dëmtim në grumbullimin e kombëtares italiane dhe fillimisht u mendua se ai kishte këputur ligamentet e gjurit të djathtë dhe nuk do të zbriste në fushat e futbollit për një periudhë nga 6 deri në 8 muaj. Por gjithcka rezultoi një alarm fals pasi analizat më të detajuara të cilave iu nënshtrua mesfushori pak orë pas dëmtimit treguan se Marchisio nuk kishte asgjë serioze.

Pasi qëndroi për dy ditë në pushim absolut këtë të Hënë futbollisti 29-vjecar nisi fazën e riaftësimit në qëndrën stërvitore të bardhezinjëve në Vinovo dhe sipas mjekëve të Juventusit ai mund të jetë gati që për ndeshjen e radhës ndaj Empolit. Githsesi Allegri edhe pse pritet ta grumbullojë Marchision për takimin ndaj skuadrës toskane ka gjasa të mos e aktivizojë atë për të mos rrezikuar, pasi ka frikën se mund të lëndohet sërish dhe në këtë moment prania e Marchisios në formacionin e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit është thelbësore duke parë që aktualisht Juventusi vuan edhe mungesën e Paul Pogba i cili do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për të paktën edhe 1 muaj e gjysëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat