Shokon Pedrosa, tërhiqet përfundimisht?

Sporti

Shokon Pedrosa, tërhiqet përfundimisht?

Më: 30 mars 2015 Në ora: 23:27

Pedrosa la të kuptohet se ka ndër mend që të tërhiqet për momentin nga garat e Moto Gp pa përcaktuar ndonjë kohë të saktë se kur mund të rikthehet.

Pas triumfit italian vjen dhe dështimit spanjoll , vjen edhe një lajm shokues për motociklizmin iberik. Dani Pedrosa la të kuptohet se ka ndër mend që të tërhiqet për momentin nga garat e Moto Gp pa përcaktuar ndonjë kohë të saktë se kur mund të rikthehet. Piloti i Hondës shpjegoi se është i detyruar të qëndrojë jashtë garave për shkak të problemeve fizike të vazhdueshme në parakrahun e djathtë.

"Prej një viti kam shumë probleme fizikekemi bërë gjithshka për t'i zgjidhur duke përfshirë këtu dhe operacionin që kreva vitin e kaluar, por pa arritur rezultate pozitive. Nuk mund të vazhdoj të garoj kështu dhe në këtë moment nuk kam ndonjë përgjigje për të ardhmen. Doktorët më kanë thënë se nuk mund të operohem sërish, por nuk mund të garoj kështu dhe nuk di se cfarë do të bëj".

Pedrosa i është nënshtruar më parë dy ndërhyrjeve kirurgjijkale për të njëjtin problem. Për momentin nuk përmendi fjalën tërheqje, por nga fjalët e tij kuptohet qartë se situata për të është delikate. këtë e dinë shumë mirë edhe te Honda ku po përpiqen të gjejnë një zëvendësues, ndoshta edhe të përkohshëm. Emri që përmendin të gjithë është ai i Casey Stoner i cili ka një kontratë me Hondën në rolin e kolaudatorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat