Shqipëria konfirmohet “vrasëse” e trajnerëve

Sporti

Shqipëria konfirmohet “vrasëse” e trajnerëve

Më: 30 mars 2015 Në ora: 18:22

Humbja në ndeshjen kundër Shqipërisë i ka kushtuar pankinën trajnerit të Armenisë, Bernard Shallendes.
Tekniku zviceriar është larguar nga detyra pas takimit me drejtuesit e Federatës Armene të Futbollit, pas mbërritjes së skuadrës në kryeqytetin Jerevan.
Sipas mediave lokale, tekniku ka prishur me marrëveshje kontratën me kombëtaren e Armenisë.
Largimi i tij konfirmon përfaqësuesen shqiptare si “vrasëse” të trajnerëve.
Përveç Shallendes, në këto eliminatore dy teknikë të tjerë janë larguar nga detyra pas rezultateve negative kundër kuqezinjve, Paulo Bento i Portugalisë dhe Dik Advokat i Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat