Shqiptarët gati për amerikanët

Sporti

Shqiptarët gati për amerikanët

Nga: Kemajl Goca Më: 30 mars 2015 Në ora: 18:00

Kombëtarja e Zvicrës do të zhvillojë nesër (në orën 18.00) ndeshje miqësore luksi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila luhet në stadiumin “Letzigrund”, në Zurich. Përzgjedhësi zviceran, Vladimir Petkoviq, do të shikojë formën e futbollistëve të tij. Zvicra të premten e kaluar shënoi fitore të thellë me rezultat 3:0 ndaj Estonisë, e vlefshme për Euro 2016. Në kombëtare janë ftuar gjashtë shqiptarë: Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Admir Mehmedi, Granit Xhaka, Pajtim Kasami e Blerim Xhemaili, ky i fundi ka gjasa të mungojë për shkaqe familjare. Amerikanët synojnë rezultat të favorshëm të cilët udhëhiqen nga përzgjedhësi Jurgen Klinsmann.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat