Pato në Inter?

Sporti

Pato në Inter?

Më: 30 mars 2015 Në ora: 17:44

Sulmuesi brazilian Alexandre Pato mund të rikthehet sërish në Evropë dhe në Itali. Ish-lojtari i Milanit, mund të transferohet në Inter.

Një lajm të tillë e ka konfirmuar edhe vetë sulmuesi Pato. “Interi është skuadër e madhe. Në futboll, kurrë s’i dihet. Unë dua që sërish të luaj në Champions”, tha Pato për “Sky Sport 24”.

25-vjeçari nga viti 2007 deri në vitin 2012 ka luajtur për AC Milan, ku regjistrojë 117 paraqitje dhe shënoi 51 gola. Më pas u transferua te Corinthians, kurse tash është pjesë e skuadrës së Sao Paolos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat