Lorik Cana në faqen në facebook - kritikon ata që i quan "nipat e Enverit"

Sporti

Lorik Cana në faqen në facebook - kritikon ata që i quan "nipat e Enverit"

Nga: Beqir SINA- New York Më: 30 mars 2015 Në ora: 17:38

NEW YORK: Ndërsa, në të gjithë botën kemi parë - madje edhe ekipe të mëdha të botës, lojtarë të medhenjë, që luten e falen - kur hyjnë në fushën e blert, duke prekur fushën dhe ber kryqin apo lutur drejt Zotit, për më shumë fat, kjo nuk ka ndohur me shqiptarët kësaj radhe.

Kemi parë kur ka ndonjë moment vendimtar, siç është ndonjë penallti, gjithashtu kemi parë ekipe të mëdha të shkojnë në kishë apo xhami dhe të luten në takime të rëndësishme, por, asnjëher nuk kemi parë që të krititkohen ose përbuzen, a nënçmohen dhe pergojosen në një mënyrë të till - si po ndodh me disa sportëdashës shqiptar.

Trajneri italian, shqiptar prej më pak se një dite, se të luhej ndeshja Shqipëri - Armeni për kualifikimet e Europa 2016, tranineri i cili tani është me shtetësi shqiptare, Xhani de Biazi, shkoi me uniformën e Kombëtares Kuq e Zi, dhe ndoqi meshën në kishën katolike “Shën Piu X“, pak larg nga hoteli ku po qëndronte me skuadrën shqiptare.

Teksa të premten disa futbollistë të Kombëtares Shqiptare, kishin shkuar në xhami dhe kishin realizuar një fotografi pranë ambienteve të xhamisë, ku kanë qenë të pranishëm për faljen e së Premtes( Xhumasë).

Simbas shtypit shqiptar, kjo ka qenë një lutje gjatë faljes së të Premtes, e cila është shfrytëzuar si në të gjithë botën për të bërë edhe një lutje për fitoren e ndeshjes me Armeninë, nga një grup futbollistësh shqiptarë të besimit musliman.

Pra si në të gjithë botën është respektuar besimi i tyre fetar si të krishter apo musliman.

Por, me sa duket jo të gjithë shqiptarët, sidomos ata në rrjetet elektronike shoqërore, face book, twitter, e tjerë - komentuesit e kanë pritur aspak mirë, të cilët mendojnë sipas tyre se Kombëtarja Kuq e Zi, nuk duhet të marrë ngjyrime fetare.

Komentuesit, që nuk e kanë pëlqyer këtë gjest, shprehen se feja është mjaft personale dhe nuk mund të përdoret me uniformën e Kombëtares së Futbollit. Disa prej tyre madje mendojnë se ky është një imazh jo real për Kombëtaren dhe Shqipërinë.

Ndërsa në rrjetet sociale kjo foto po bën xhiron e botës dhe nuk u ka pëlqyer një pjesë të komentuesve të cilët mendojnë se ajo foto i jep ngjyra fetare një kombëtare, e cila simbas tyre është e të gjithëve dhe jo vetëm e një besimi, ka shumë komente madje janë të shumta ata që e quajnë mjaft normale këtë lutje të futbollistëve në Xhami, dhe japin shembuj se si ndodh në çdo vend të botës së qytetruar.

Ndërsa, futbollisiti më i mirë i Kombëtares Kuq e Zi, legjenda e kombëtares sonë Lorik Cana - në faqen e tij të face book (https://www.facebook.com/Lorik.cana.fc?fref=photo) ka shkruar duke iu përgjigjur këtyre krtikëve se :"Nuk guxojmë të heshtim ndaj kësaj fatkeqësie, të nipave të xhaxhit Enver, që ju pengon nëse shokët e mi falënderojn Zotin.. dhe po të ishin ende në pushtet do na luftonin!

Cana, shkruan më tej se :"Islamofobia është e lidhur tepër ngushtë me anti-shqiptarinë. Kjo del në shesh pas shfaqjes së mllefit dhe urrejtjes qoftë edhe atëherë kur kombëtarja korrë suksese. Islamofobët janë edhe anti shqiptarë. Ata urrejnë edhe kombëtaren edhe suksesin e kombëtares vetëm për shkak të lojtarëve besimtar të saj".

Ndërkohë, që ai mendon se në asnjë vend të Europës që kam lozur nuk ndalohen sexhdeja as kryqi pasi që shënohet goli, por ju pengon vetëm këtyre që dëshirojn të na përçajn kombin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat