Pas dy muajve kampionia e botës kthehet në vendlindje

Sporti

Pas dy muajve kampionia e botës kthehet në vendlindje

Nga: Kemajl Goca Më: 30 mars 2015 Në ora: 16:06

Kampionia e dyfishtë e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi, më e mira e botës për të gjitha kategoritë, është kthyer në vendlindjen e saj, në Pejë. Krenaria e sportit të Kosovës dy muaj ishte jashtë vendit, pra në rehabilitim në kryeqytetin slloven, Lubjanë. Ajo me 27 janar të këtij viti operoi gjurin e këmbës, ndërsa për dy muaj ishte në rehabilitim në Lubjanë. Ajo nga sot ka filluar përgatitjet në sallën Ippon në Pejë, tregon për gazetën kombëtare “Bota sot”, Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në xhudo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat