Kush kërcënoi në aeroplan?

Sporti

Kush kërcënoi në aeroplan?

Më: 30 mars 2015 Në ora: 11:55

Të trishtuar ishin ata që gjendeshin brenda aeroplanit. Një trishtim pakufi që disa dot nuk do të harrojnë deri në vdekje. Tifozët e dehur, pra një grup nga Polonia ka shkaktuar panik në avionin me të cilin po udhëtonin drejt Dublinit për të parë ndeshjen e kombëtares ndaj Irlandës. Siç raporton televizioni “TVP info” se kapiteni i avionit kërcënoi me një ulje të parakohshme. Policia irlandeze njoftohet dhe, pasi avioni u ul në destinacion, ata ndaluan 6 tifozë duke u ushtruar dhunë fizike. Bëhet e ditur se tifozët ishin të dehur që nga Varshava dhe gjatë udhëtimit bërtisnin dhe ofendonin udhëtarët e pranishëm. Kjo i terrorizoi udhëtarët, saqë ndokush ka menduar edhe më të keqen!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat