Pejanët treguan kualitet kundër Prishtinës

Sporti

Pejanët treguan kualitet kundër Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 30 mars 2015 Në ora: 09:58

Besa Famiglia nga Peja me lehtësi fitoi derbin në kryeqytet me rezultat 34:25 ndaj Prishtinës, ndeshje e javës së 23-të e Superligës së Kosovës në hendboll. Kjo ndeshje ishte derbi i kampionatit, por në bazë të asaj që u dëshmua në fushë, nuk i ngjasoi aspak, pasi pejanët ishin dominues dhe kryesojnë renditjen me 43 pikë, 11 më tepër se Prishtina që klasifikohet e dyta. Enis Kastrati, hendbollist i Besës, tha se titullin vetëm e kanë siguruar.

“Ne vetëm në javën e parë të pjesës së dytë të kampionatit kemi siguruar titullin. Kështu ndeshja me Prishtinën ka qenë vetëm formalitet. Realisht kemi pritur një rivalitet më të madh, mirëpo, ne e treguam forcën dhe kualitetin tonë dhe i zbatuam detyrat në përpikëri, ndaj fitorja jonë nuk u vë në dyshim në asnjë minutë”, tha Kastrati. “Tani jemi të përqendruar në garat e Kupës, ku mendoj që jemi favorit absolut”, thotë Kastrati. Hendbollisti tjetër i Besës, Kastriot Jupa, tha:

“Jemi një nivel më lartë se skuadrat tjera në Kosovë. Kur kemi një angazhim serioz është normale që rezultati të jetë i tillë, sepse ekipi jonë ka problem me motivim, pasi që duke fituar gjithmonë edhe disi ka humbur ai tek lojtarët tanë, por fatmirësisht në Prishtinë, gjithçka shkoj në favorin tonë”, tha Jupa.
Rezultatet
Prishtina-Besa Famiglia 25:34
Drenica-Zhegra 27:28
Samadrexha-Kastrioti 31:31
Kosova (V)-Vëllaznimi sot (19.00)

Tabela
1. Besa Famiglia 22 21 1 0 43
2. Prishtina 22 15 2 5 32
3. Kastrioti 22 13 2 7 28
4. Kosova (V) 21 13 1 7 27
5. Samadrexha 22 8 2 12 18
6. Zhegra 22 5 0 17 10
7. Vëllaznimi 21 3 3 15 8
8. Drenica 22 3 1 18 7
Në javën e 23-të, takohen: Besa Famiglia-Kastrioti, Kosova (V)- Samadrexha, Vëllaznimi-Drenica dhe Zhegra-Prishtina.

Femrat
Prishtina-Vëllaznimi 34:15
Shqiponja-Kosova (V) 44:22
Samadrexha-Kastrioti 28:37
Trepça-Drita 24:35

Tabela
1. Kastrioti 12 11 1 0 23
2. Prishtina 13 10 1 2 21
3. Shqiponja 13 8 0 5 16
4. Kosova (V) 12 9 0 3 16
5. Vëllaznimi 13 7 0 6 14
6. Samadrexha 12 5 0 7 10
7. Drita 12 3 0 9 6
8. Istogu 11 1 0 10 2
9. Trepça 12 0 0 12 0
Në javën e 15-të, takohen: Kastrioti-Istogu, Kosova (V)-Vëllaznimi, Drita-Samadrexha dhe Trepça-Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat