Robinho: Inzaghi mos u dorëzo!

Sporti

Robinho: Inzaghi mos u dorëzo!

Më: 29 mars 2015 Në ora: 23:56

Robinho tani luan me Santosin, por gjen kohën për t'i dhënë një sugjerim nga larg trajnerit të Milanit.

Te Milani gjërat nuk po shkojnë ashtu siç pritej, por një këshillë për skuadrën kuqezi dhe trajnerin Inzaghi vjen nga një futbollist që të kaluarën e tij e ka lidhur me ngjyrat kuqezi. Robinho tani luan me Santosin, por gjen kohën për t'i dhënë një sugjerim nga larg trajnerit të Milanit.

"Inzaghi po vuan por nuk duhet të dorëzohet. I dashur Inzaghi, kujtohu që ne sulmuesit jemi të aftë për të bërë gol edhe në sekondën e fundit. E kam parë klasifikimin e Serisë A. Milani nëse e mbyll sezonin në mënyrë të mirë mundet ende të arrijë Europën".

Në flokët e Robinhos ka filluar të dalë edhe ndonjë thinjë, por diçka e tillë gjithsesi nuk mundet t'i ndryshojë pamjen e një djaloshi, pasi Robinho mbetet gjithmonë Robinho, një shembull simpatie. Sulmuesi po përjeton në Brazil rininë e tij të dytë dhe ka rilindur te Santosi. Ka shënuar 6 gola në 17 ndeshje dhe dhuron sërish spektakël me veprimet e tij, një ecuri që detyroi Dungën ta grumbullonte sërish në kombëtare. Robinho gjithsesi nuk e ka harruar Milanin ndërsa i duhet që të zgjidhë dhe cështjen e sistemimit përfundimtar pasi kartoni i tij i përket ende klubit italian dhe është i huazuar te Santosi.

"Jam krenar që kam veshur fanellën e Milanit. Për sa i përket së ardhmes në momentin e duhur do të flas me Gallianin, por Santosi është shtëpia ime. Nëse kam arritur që të rikthehem në këtë nivel i detyrohem Zotit, familjes ime dhe lojtarëve të Santosit".

Problemi i Santosit për blerjen përfundimtare të lojtarit gjithsesi mbetet si të mbulojë pagën e Robinhos që fiton 3 milionë euro në sezon, një shifër jashtë kapaciteteve të klubit brazilian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat