Fitore historike, a kemi shpresa për kualifikim?

Sporti

Fitore historike, a kemi shpresa për kualifikim?

Më: 29 mars 2015 Në ora: 23:10

Shqipëria bëri një ndeshje të madhe ndaj Armenisë duke fituar me rezultatin 2 me 1.

Një pjesë e parë e dobët për kombëtaren tonë, por pjesa e dytë ka qenë e shkëlqyeshme duke shënuar golat e fitores, me anë të Mavraj dhe Gashit.

Trajneri i i kombëtares së Shqipërisë, Xhani de Biasi dhe lojtarët kanë qenë të lumtur pas fitores së madhe.

Pas ndeshjes, kapiteni i kombëtares. Lorik Cana tha se tani beson në kualifikimin e Shqipërisë për kampionatin Europian, “Francë 2016”.

Ai tha se në muajin shtator nisin edhe ndeshjet më të rëndësishme për kombëtaren.

Edhe tranjeri Xhani De Biazi ka qenë pozitiv në deklarata e tij.

Sipas tij, kjo ishte një fitore e madhe edhe për skeptikët që na hoqën 3 pikët, pas ndeshjes së papërfunduar në Serbi.

Vendimi për këtë ndeshje nga Kasacioni i Lozanës jepet në datën 17 prill.

E sigurisht më i frenuar ka qenë kreu i FSHF-së, Armando Duka i cili ka kërkuar vetëpërmbajtje.

Ai ka kujtuar se janë edhe 4 ndeshje për tu luajtur dhe shumë pikë në lojë.

Por realisht a ka Shqipëria mundësi që të shkojë në Europianin që do të luhet në Francë?

Aktualisht kombëtarja jonë gjendet në vendin e parë, bashkë me Danimarkën dhe Portugalinë që kanë nga 7 pikë.

Me matematikë Shqipëria të paktën duhet që të kapë vendin e tretë që të luajë ndeshjet e playof.

Më pas nuk dihet çfarë mund të ndodhë.

Shpresojmë që të kualifikohemi direkt e jo me ndjeshje shtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat