Duka: Fitore e vështirë dhe me vlerë

Sporti

Duka: Fitore e vështirë dhe me vlerë

Më: 29 mars 2015 Në ora: 22:56

"Parashikoj e vështirë, por nuk e mendoja kaq shumë. Po na dilnin shpresat".

Një fitore e madhe e Shqipërisë, por shumë e vuajtur. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka përgëzoi të gjithë futbollistët kuqezi për karakterin që treguan duke e kthyer rezultatin pas startit negativ.

"Parashikoj e vështirë, por nuk e mendoja kaq shumë. Po na dilnin shpresat. Cunat treguan karakter. Kemi bërë mirë ca gjera dhe keq ca gjera të tjera. E rëndësishme që fituan një 3 pikësh shumë të vështirë".

Gjithsesi për kreun e qeverisë së futbollit rruga drejt Francës është ende e gjatë.

"Sot zbritën 14 futbollistë në fushë ndërsa 14 të tjera janë gati për të dhënë kontribut për kombëtaren. Kemi bërë një hap të rëndësishëm, por kemi edhe 4 ndeshje të tjera shumë të rëndësishme".

Autori i golit të fitores për kuqezinjtë, Shkëlzen Gashi, e pranoi se fanella kuqezi i ka dhënë emocione të papërshkrueshme.

"Komplimenta ekipit dhe tifozëve që na kanë përkrahur shumë. Kur shënova e emocionet ishin të mëdha. Ua dedikoj të githëve tifozëve këtë sukses".

Edhe për kapitenin, Lorik Cana rruga drejt Francës është ende e gjatë, gjithsesi me këtë fitore është hedhur një hap shumë i rëndësishëm drejt kualifikimit.

"Është herët për të thënë se do të shkojmë në Francë. Sot kaluam një hap të rëndësishëm. Ne po rritemi, në fund në futboll feston ai që fiton, besoj se e merituam fitoren. Përgëzoj të gjithë djemtë sepse kishte shumë njerëz që e prisnin fitoren. Bëmë maksimumin, në fund na buzëqeshi fati. Bëmë edhe gabime por të gjithë skuadrat gabojmë. Ka mbetur edhe gjysma e rrugës".

Shpirti i sakrificës dhe besimi te Zoti i dhanë forcë Mërgim Mavraj të zhvillonte një nga ndeshjet më të mëdha të karrierës së tij, pavarësisht se e nisi përballjen me Armeninë me një gol në portën kuqezi. Edhe për mbrojtësin e Kolnit, emocionet e sfidës së "Elbasan Arena" ishin të papëshkruaeshme.

"Sot emocionet ishin të mëdha. Ishim shumë të përqendruar gjatë ndeshjes. E kemi ditur edhe pas pësimit të golit që na duhej vetëm, të shënonim për ta kthyer ndeshjen. Kisha shumë dëshirë për të bërë gol, fati shyqyr Zotit ishte në anën time. Me paraqitjet e mia shpresoj të ndihmojë skuadrën në të ardhmen".

Sipas Mavrajt shqiptarët duhet ta shijojnë këtë moment të mrekullueshëm, por nga ana tjetër duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë përsa i përket kualfikimit.

"Kemi bërë hapin e radhës, nuk kemi arritur asgjë. Është moment fantastik të cilin do ta shijojmë por kemi shumë rrugë. Shpresoj të vijojmë me këtë zhvillim të skuadrës".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat