Serbët: Fitorja e Shqipërisë na e vështirëson jetën

Sporti

Serbët: Fitorja e Shqipërisë na e vështirëson jetën

Më: 29 mars 2015 Në ora: 22:45

Mediat serbe nuk e kanë pritur aspak mirë fitoren e Shqipërisë ndaj Armenisë 2:1.

Gazeta ‘Blic’, ka vënë një titull interesant.

“Kthimi i Shqipërisë për katër minuta, ia vështirësoi jetën Serbisë”, thuhet në titullin e njërit prej mediumeve më të mëdha serbe.

Ndërkohë, ‘sportske.net’ kishte këtë titull: “Problem për serbët, fitore e re e Shqipërisë”.

Serbia nëse mundet nga Portugalia, shkon në vendin e fundit në grup, së bashku me Armeninë, me nga vetëm një pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat