Portugalia e fortë për Serbinë

Sporti

Portugalia e fortë për Serbinë

Nga: Kemajl Goca Më: 29 mars 2015 Në ora: 22:41

Kombëtarja e Portugalisë shënoi fitore të rëndësishme me rezultat 2:1 ndaj Serbisë, në ndeshjen e xhiros së katërt të grupit I. Për portugezët është një fitore e madhe dhe e cila merr kryesimin me 9 pikë në grup. Futbollistët portugez dhanë maksimumin dhe nuk lejuan befasi në konak të tyre. Në minutën e 10-të, Coentrao me mjeshtri harkoi në 16-sh dhe Carvalho për mrekulli me kokë nga rreth 10-11 metra shënoi golin e epërsisë. Mysafirët shfytëzuan një gabim të mbrojtjes portugeze dhe barazuan rezultatin me golin e Matiq në minutën e 61-të. Gëzimi qe jetëshkurtër, pasi që Portugalia pas dy minutave (63') me një kundërsulm realizoi gol. Coentrao ishte autor i golit të fitores me rezultat 2:1. Cristiano Ronaldo me shokë bënë lojë të mirë dhe iu gëzuan këtij trepikëshit tejet të rëndësishëm që në fakt fundosen Serbinë, e cila mban vendin e katërt me 1 pikë sa ka edhe Armenia e fundit.

Grupi I

Shqipëria-Armenia 2:1 (0:1)
Portugalia-Serbia 2:1 (1:0)

1. Portugalia 4 3 0 1 9
2. Danimarka 4 2 1 1 7
3. Shqipëria 4 2 1 1 7
4. Serbia 4 1 1 2 1
5. Armenia 4 0 1 3 1

Grupi D

Irlanda-Polonia 1:1 (0:1)
Gjeorgjia-Gjermania 0:2 (0:2)
Skocia-Gjibraltari 6:1 (4:1)

Tabela

1. Polonia 5 3 2 0 11
2. Gjermania 5 3 1 1 10
3. Skocia 5 3 1 1 10
4. Irlanda 5 2 2 1 8
5. Gjeorgjia 5 1 0 4 3
6. Gjibraltari 5 0 0 5 0

Grupi F

Irlanda V.-Finlanda 2:1 (2:0)
Rumania-Ishujt Faroe 1:0 (1:0)
Hungaria-Greqia 0:0 (0:0)
Tabela

1. Rumania 5 4 1 0 13
2. Irlanda Veriut 5 4 0 1 12
3. Hungaria 5 2 2 1 8
4. Finlanda 5 1 1 3 4
5. Ishujt Faroe 5 1 0 4 3
6. Greqia 5 0 2 3 2

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat