Reagon edhe 'heroi' Gashi pas fitores

Sporti

Reagon edhe 'heroi' Gashi pas fitores

Më: 29 mars 2015 Në ora: 22:12

Sulmuesi fantastik shqiptar, Shkelzen Gashi është shprehur tejet i kënaqur me fitoren e bashkëlojtarëve të tij ndaj Armenisë në Elbasan Arena.

Gashi shënoi golin e fitores në ndeshjen e sotme, ndërsa ai thotë se bashkëlojtarët e tij bënë gjithçka për të fituar këtë ndeshje të rëndësishme.

''Falemnderit Zotit që fituam. Në pjesën e parë nuk ishim në nivelin tonë dhe kemi luajtur më shumë mbrapa. Mirëpo pas golit të barazimit, ndeshje mori kahje tjetër''.

''Pas golit të barazimit, lojtarët bënë gjithçka për të fituar. Dhe nuk ka rëndësi se kush starton, por rëndësi ka që të japësh gjithçka për këtë kombëtare'', tha Gashi pas ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat