Cana: Po, tani besoj që do shkojmë në Euro 2016

Sporti

Cana: Po, tani besoj që do shkojmë në Euro 2016

Më: 29 mars 2015 Në ora: 21:30

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana tha se deri në orën 18:00 të ditës së sotme, nuk e kishte menduar që mund shkonte në europianin “Francë 2016”.

“Pas kësaj ndeshjeje mendoj që “Po” do të shkojmë në Francë meqenëse kemi para edhe vendimin që do të japë UEFA.

Gjërat më të vështira nisin tani dhe shijohen më shumë. Kur kam nisur në ekipin kombëtar nuk e kam menduar që të shkojmë deri këtu.

Po marrim mesazhe përkrahje të gjithë shqiptarët dhe kjo po na çon përpara.

Kjo ishte një ndeshje e rëndësishme për kundërshtarët direkt dhe një fitore në fushën tonë.

Asnjëherë nuk kam menduar se mund të shkoja deri atje larg. Deri në orën 18:00 Loriku nuk ka menduar që do të shkojë deri atje.

Në fillim të shtatorit na nis rruga drejt Francës.

Është një ëndërr për të gjithë dhe shpresojmë që ta realizojmë”, tha Cana pas ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat