Urimi që i erdhi Taulant Xhakës

Sporti

Urimi që i erdhi Taulant Xhakës

Më: 29 mars 2015 Në ora: 21:20

Janë vëllezër por luajnë për dy kombëtare të ndryshme.

Granit dhe Taulant Xhaka, janë gjithmonë pranë kombëtares edhe pse i pari luan për Zvicrën dhe i dyti për Shqipërinë.

Pas fitores me Armeninë, Graniti ka uruar vëllanë e tij si dhe sulmuesin, Shkëlzen Gashi.

“Për Shqipërinë është kënaqësi të luajmë, e gjithë familja ime është pranë meje. Graniti më ka dërguar një mesazh në të cilin shkruante: ‘Urime vëlla fitoren’”, deklaroi ai pas Taulant Xhaka.

“Gashi është tipik sulmues dhe tregoi kualitetet e tij”, deklaroi Xhaka pas ndeshjes.

“Shpresoj të zhvillojmë një festë të mirë, e merituam fitoren sepse kishim shumë raste”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat