De Biazi: Fitoren e shijova si shqiptar (Video)

Sporti

De Biazi: Fitoren e shijova si shqiptar (Video)

Më: 29 mars 2015 Në ora: 21:04

Trajneri i kombëtares, Xhani de Biazi e ka shijuar ndeshjen si shqiptar, meqë edhe dy ditë më parë është bërë zyrtarisht nënshtetas i Shqipërisë.

Duke folur për median, De Biazi tha:

“Në radhë të parë ndeshjen e shijova si shqiptar dhe më pas si tranjer.

Ky rezultat është më i miri i mundshëm dhe ia dedikoj të gjithë shqiptarëve.

Në fakt kjo është mënyra më e mirë për ti dhënë përgjigje të gjithë atyre që na hoqën 3 pikët pas Serbisë.

Me ndryshimet që u bënë edhe loja ndryshoi dhe fituam”, tha trajneri De Biazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat