De Biasi: Ndeshja më emocionale në jetën time

Sporti

De Biasi: Ndeshja më emocionale në jetën time

Më: 29 mars 2015 Në ora: 20:36

Pas fitores së vështirë ndaj Armenisë, trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, ka deklaruar se për të kjo ishte ndeshja më e rëndësishme.

“Sigurisht se në pushim të ndeshjes i thashë se duhet të luajmë normalisht dhe jo shumë hapur. Me ndryshimet në pjesën e dytë lojtarët na dhanë diçka më shumë dhe në fund fituan”.

“Sigurisht që e thashë se kjo ishte ndeshja më e rënësishme më emocionale sepse ashtu do jetë e ardhshmja. Sot kemi goditur portën si asnjëherë portën, goditëm shtyllën disa herë. Merituam fitoren”, deklaroi De Biasi.

Shqipëria tash ka 7 pikë në tabelë pas tri ndeshjeve të zhvilluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat