Mbrëmje magjike, Shqipëria e fuqishme mposhtë armenët (Video)

Sporti

Mbrëmje magjike, Shqipëria e fuqishme mposhtë armenët (Video)

Nga: Kemajl Goca Më: 29 mars 2015 Në ora: 17:54

Shqipëria bëri rikthim sensacional në rezultat dhe realizoi një super fitore. Shqipëria shënoi fitore të madhe me rezultat 2:1 kundër Armenisë, në ndeshjen e vlefshme të grupit I të kualifikimeve për Euro 2016 në futboll. Një mbrëmje magjike, Shqipëria triumfoi me golat e Mërgim Mavrajt dhe Shkëlzen Gashit. Përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi, me bashkëlojtarë janë të lumtur për fitoren e madhe.

Atmosferë brilante në stadiumin “Arena Elbasan”, gjithçka e veshur në petkun kuqezi. Një Shqipëri si asnjëherë më parë e mobilizuar në krye me kapitenin Lorik Cana realizuan tre pikë të mëdha. Një gabim i Lorik Canës në mbrojtje i jep mundësinë Armenisë të dalë shpejt në sulm. Mkhitaryan driblon bukur dy mbrojtës dhe futet brenda zonës, mesfushori pason por topi devijohet nga mbrojtësi Mavraj dhe përfundon në rrjetë. Agolli me dinakëri ka harkuar, ndërsa Taulant Xhaka gjuajti jashtë portës në minutën e 14-të. Në minutën e 18-të Ansi Agolli energjik për mrekulli harkoi, kur të gjithë menduan se Amir Abrashi me kokë futi topin në rrjetë, por nuk ndodhi, duke qëlluar shtyllën. Në minutën e 34-të, Sokol Cikalleshi futet me një shpejtësi në 16-të, por gjuajtja e tij e fortë ndalet nga shtylla.

Në minutën e 45+1, një rast tjetër për kombëtaren shqiptare. Sërish Agolli që kroson bukur nga e majta dhe Cikalleshi gjendet i pambuluar brenda zonës, godet me kokë por gjuajtja e tij ishte qendrore dhe kontrollohet nga portieri i Armenisë. Në minutën e 52-të, Lenjani me kokë qe i pafat, pasi gjuajtja e tij shkoi jashtë portës. Në minutën e 55-të, Shkëlzen Gashi gjuajti fortë, por njëri nga mbrojtësit mysafir ndali topin. Shqipëria dëmtohet rëndë për një penallti, kur pengohet Sokol Cikalleshi pikërisht në minutën e 58-të.

Ishte penallti e pastër. Nga minuta e 71-të, Shqipëria është me një lojtarë më shumë, pasi që Hambardzumyan ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, pas një ndërhyrje tejet të ashpër. Në minutën 73-të, Cikalleshi i pafat, i cili brenda 16-shit dërgoi një gjuajtje si bombë dhe topi qëlloi shtyllën. Në minutën 77-të, Mërgim Mavraj për mrekulli gjuajti me kokë dhe mposhti portierin armen, 1:1. Ermir Lenjani me mjeshtri harkoi dhe Shkëlzen Gashi nga një pozitë e vështirë me kokë plasoi topin në rrjetë dhe 2:1 në minutën e 81-të. Në minutën e 89-të, Shqipëria me fat, ku shtylla shpëtoi portën. Shqipëria shënoi fitore të madhe dhe po vazhdon rrugën drejt Francës.

Goli i pare, Mergim Mavraj

Posted by Digitalb on Sunday, March 29, 2015

Goli i dyti , Shkelzen Gashi!

Posted by Digitalb on Sunday, March 29, 2015



Shqipëri-Armeni 2:1

Shikues: 13.000.
Gjyqtarë: David Borbalan, Raul Kabanjero, Roberto Diaz Perez, Horge Prieto.
Shënues: Mavraj (77’), Gashi (81’) - Mavraj (4’-autogol) .
Kartonat e verdhë: Cana, Kukeli, Cikalleshi – Pizzelli, Hambardzumyan , Arzumanjan.
Karton i kuq: Hambardzumyan (Pas dy të
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli, Kukeli, Xhaka, Abrashi (Lenjani 46’), Memushaj (Gashi 46’), Roshi (Salihi 69’) dhe Cikalleshi.
Armenia: Berezovskiy, Hambardzumyan, Arzumanjan, Andonyan, Harutyunyan, Yedigaryan (Koryan 84’), Manucarjan (Hovhannisjan 67’), Mkhitaryan, Pizzelli, Ghazaryan dhe Movsisyan.

Në minutën e 89-të, Shqipëria me fat, ku shtylla shpëtoi portën.

Ermir Lenjani me mjeshtri harkoi dhe Shkëlzen Gashi nga një pozitë e vështirë me kokë plasoi topin në rrjetë dhe 2:1.
Në minutën 77-të, Mërgim Mavraj për mrekulli gjuajti me kokë dhe mposhti portierin armen, 1:1.

Në minutën 73-të, Cikalleshi i pafat, i cili dërgoi një gjuajtje si bombë dhe topi qëlloi shtyllën.

Nga minuta e 71-të, Shqipëria është me një lojtarë më shumë, pasi që Hambardzumyan ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, pas një ndërhyrje tejet të ashpër.

Minuta e 68-të, nuk ka ndryshim rezultati, ndërsa futet në lojë Hamdi Salihi në vend të Odise Roshi.

Minuta e 66-të, Shqipëria dominon e cila e ka në pronësi topin 61 përqind në krahasim me kundërshtarin që ka 39 përqind.

62 minuta lojë, nuk ka gol të barazimit, ndonëse Shqipëria po e dominon sfidën.
Shqipëria dëmtohet rëndë për një penallti, kur pengohet Sokol Cikalleshi pikërisht në minutën e 58-të. Ishte penallti e pastër.

Minuta e 57-të, Shqipëria vazhdon të kërkojë golin, por ende e pafat.

Në minutën e 55-të, Shkëlzen Gashi gjuajti fortë, por njëri nga mbrojtësit mysafir ndali topin.

Në minutën e 52-të, Lenjani me kokë qe i pafat, pasi gjuajtja e tij shkoi jashtë portës.

Plotë 51 minuta, edhe më tej nuk ka ndryshim, por shqiptarët kërkojnë me të gjitha forcat golin e barazimit.

Në minutën e 46-të, Shkëlzen Gashi aktivizohet në vend të Ledian Memushajt dhe Ermir Lenjani në vend të Amir Abrashit.

Filloi pjesa e dytë

45+1′ Një rast tjetër për kombëtaren shqiptare. Sërish Agolli që kroson bukur nga e majta dhe Cikalleshi gjendet i pambuluar brenda zonës, godet me kokë por gjuajtja e tij ishte qëndrore dhe kontrollohet nga portieri i Armenisë.
44′ Goditje dënimi për Shqipërinë në krahun e majtë. Agolli e merr përsipër duke krosuar drejt zonës por aty nuk munden dot të përfitojnë futbollistët shqiptarë

Minuta e fundit e pjesës së parë, por Cana krosimin Agollit nuk e qëlloi si duhet dhe topi jashtë shtyllës.

Luhet minuta e 42-të, Shqipëria kërkon me ngulm barazimin.

Pizzelli në minutën e 38-të u ndëshkua me karton të verdhë.
Minuta e 38-të, edhe më tutje rezultat 0:1 për mysafirët.

Gjatë kësaj ndeshje është vetëm një karton i verdhë, kur Lorik Cana është ndëshkuar në minutën e 20-të.

Në minutën e 34-të, Cikalleshi futet me një shpejtësi në 16-të, por gjuajtja e tij e fortë ndalet nga shtylla.
Zhvillohet minuta e 32-të, rezultati 0:1. Shqipëria po sulëmon vazhdimisht.

Në minutën e 18-të Ansi Agolli energjik për mrekulli harkoi, kur të gjithë menduan se Amir Abrashi futi topin në rrjetë, por nuk ndodhi, duke u devijuar nga shtylla.

Agolli me dinakëri ka harkuar, ndërsa Taulant Xhaka gjuajti jashtë portës në minutën e 14-të. Ky ishte aksioni më i mirë i shqiptarëve por pa rezultat.

Një gabim i Lorik Canës në mbrojtje i jep mundësinë Armenisë ta dalë shpejt në sulm. Mkhitaryan driblon bukur dy mbrojtësa dhe futet brenda zonës, mesfushori pason por topi devijohet nga mbrojtësi Mavraj dhe përfundon në rrjetë

Koha e mirë e me diell, një lojë mesatare në minutat e parë.

Filloi ndeshja. 0:0.
Futbollistët po dalin në fushë, ndërsa në stadium atmosferë përtej atmosfere. Tifozët janë me plisa në kokë, brohorasin Shqipëria, Shqipëria. Intonohet himni armen e shqiptar.

Atmosferë brilante në stadiumin “Arena Elbasan”, gjithçka e veshur në petkun kuqezi, kombëtarja e Shqipërisë ballafaqohet me Armeninë, në ndeshjen e grupit I të eliminatorëve për Euro 2016. Trimat shqiptarë kërkojnë tri pikë të rëndësishme, pikë që do t’ia hapin rrugën drejt Francës.

Një Shqipëri si asnjëherë më parë e mobilizuar në krye me kapitenin Lorik Cana synojnë fitore dhe asgjë tjetër. E tërë shqiptaria është në këmbë, do trepikëshin e madh dhe të bëjnë hapin gjigantë. Kuqezinjtë aktualisht janë në vend të tretë me 4 pikë dhe tri më shumë se Armenia që klasifikohet e fundit (e pesta) në grup.

Shqipëria deri më tash tri herë është takuar me armenët dhe kanë një fitore, një barazim e një humbje. Me 9 nëntor të vitit 1996 në Tiranë luajtën baras 1:1 me armenët, takim i vlefshëm për kualifikimet për Kampionatin Botëror, ndërsa me 6 shtator të vitit 1997 si mysafir humbën me 3:0, në takimin për kualifikimet për Botëror. Me 14 gusht të vitit 2013 Shqipëria si vendas në miqësore e deklasoi me 3:0 Armeninë.

Shqipëri-Armeni


Shikues: 13.000.
Gjyqtarë: David Borbalan, Raul Kabanjero, Roberto Diaz Perez, Horge Prieto.
Shqipëria: Shqipëria: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli, Kukeli Xhaka, Abrashi, Memushaj, Roshi dhe Cukalleshi.
Armenia: Berezovskiy, Hambardzumyan, Arzumanjan, Andonyan, Harutyunyan, Yedigaryan, Manucarjan, Mkhitaryan, Pizzelli, Ghazaryan dhe Movsisyan.





Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat