Zefi, boksieri më i mirë i ‘Epopesë së Dukagjinit’

Sporti

Zefi, boksieri më i mirë i ‘Epopesë së Dukagjinit’

Nga: Kemajl Goca Më: 29 mars 2015 Në ora: 17:18

Boks i mirë është dëshmuar në turneun ndërkombëtar “Epopeja e Dukagjinit” , që u mbajt në palestrën e sportit ‘Karagaçi’ në Pejë. Në program ishin 12 meçe, si dhe 3 parameçe. “Në turne morën pjesë boksierët nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova. Organizimi ishte në nivel të duhur, ndërsa organizues i kësaj ngjarje ka qenë KBO Peja në mbështetje të Federatës së Boksit”, thuhet nga Federata e Boksit të Kosovës.

Boks të mirë treguan vëllezërit Zefi, Sejfijaj dhe Delijaj. Boksieri më i mirë u shpall: Edmond Zefi i Kosovës, ndërsa tekniku më i mirë Rexhildo Zeneli (Shqipëria), çifti më luftarak: Ardit Delijaj (Kosova)- Izmir Alija (Shqipëri) dhe boksieri më perspektiv: Goce Janjevski (Maqedonia). Rezultatet 54 kg Patriot Behrami (Gollaku)-(Edi Gjakovë) 2:0; 60 kg Flamur Sejfijaj (Kosova)-Vilijam Manevski (Maqedonia) 2:0; 60 kg Edmond Zefi (Kosova)- Nikolla Arsovski (Maqedonia) 2:0; 60 kg Dielli Vranovci (Kosova)-Rexhildo Zeneli (Shqipëria) 0:2;

64 kg Emanuel Zefi (Kosova)-Almir Nurishov (Maqedonia) 2:0; 64 kg Atdhe Delijaj (Besa)- Lirigzon Mijalica (Kastrioti) 2:0; 64 kg Nikollë Rrasi (Kosova)-Nikolla Arsov (Maqedonia) 2:0; 64 kg Naser Shala (Kosova)-Muhamet Kadria (Maqedonia) 2:0; 69 kg Taulant Sejfijaj (Kosova)- Dorio Vasiljevski (Maqedonia) 2:0; 75 kg Blerim Bajrami (Kosova)-Goce Janjevski (Maqedonia) 1:1; 81 kg Ardit Delijaj (Kosova) –Izmir Alija (Shqipëria) 2:0 dhe 75 kg Valdrin Elezaj (Kosova)- Arjon Kajoshi (Shqipëria) 1:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat