Gjilani, Llapi e Liria me pikë të plota!

Sporti

Gjilani, Llapi e Liria me pikë të plota!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 mars 2015 Në ora: 16:56

Gjilani arkëtoi tri pikë të rëndësishme në ballafaqim me Lepencin nga Kaçaniku. Gjilanasit para shikuesve të vet shënuan fitore të thellë me rezultat 3:0, në ndeshjen e javës së 18-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Futbollistët e Gjilanit zotëruan lojën dhe pa problem fituan përballjen, ku kryesojnë renditjen me gjithsej 43 pikë. Musa Selimi, kryetrajner i Gjilanit është i kënaqur me lojën dhe pikët e fituara, pasi që janë në rrugë të mirë drejtë rikthimit në elitë. Llapi Podujevës pa vështirësi deklasoi me rezultat 3:0 Ramiz Sadikun e Prishtinës. Për llapjanët janë pikë shumë të vlefshme, ku tani pozicionohen në vend të dytë me 41 pikë të mbledhura.

Skuadra me renome Liria nga Prizreni arkëtoi tri pikë të pritura, duke e mundur me rezultat 2:0 Ulpianën nga Lypjani. Prizrenasit vazhdojnë me formën e mirë, të cilët janë në vend të tretë me 40 pikë dhe tri më pak se kryesuesi. Kosova e Prishtinës fitoi derbin e kryeqytetit në përballje me Flamurtarin. Kosova shënoi fitore me rezultat 2:1, duke rrëmbyer tri pikë në luftë për ekzistencë.

Flamurtari që udhëhiqet nga kryetrajneri Jusuf Tortoshi me këtë humbje ka ngecur nga dy vendet e para, por shpresojnë se do të zënë hapin në vazhdim. Flamurtari zënë vendin e katërt me 36 pikë, kurse Kosova e 12-ta me 19 pikë të mbledhura.

Liga e Parë
Rahoveci-Ballkani 3: 0
Fushë Kosova-Vllaznia 4:1
Llapi-Ramiz Sadiku 3:0
Kosova (P)-Flamurtari 2:1
Gjilani-Lepenci 3:0
Dukagjini-2 Korriku 2:1
Deçani-KEK-u 0:0
Liria-Ulpiana 2:0
Tabela

1. Gjilani 18 14 1 3 43
2. Llapi 18 12 5 1 41
3. Liria 18 13 1 4 40
4. Flamurtari 18 10 6 2 36
5. KEK-u 18 9 3 6 30
6. Fushë Kosova 18 9 3 6 30
7. 2 Korriku 18 8 2 8 26
8. Dukagjini 18 7 4 7 25
9. Rahoveci 18 6 7 5 25
10. Ramiz Sadiku 18 7 1 10 22
11. Ballkani 18 6 1 11 19
12. Kosova (P) 18 6 1 11 19
13. Vllaznia 18 5 3 10 18
14. Deçani 18 5 1 12 16
15. Lepenci 18 3 2 13 11
16. Ulpiana 18 2 3 13 9
Në javën e ardhshme, takohen: Ulpiana-Deçani, Flamurtari-Ballkani, Gjilani-Rahoveci, Ramiz Sadiku-Fushë Kosova, 2 Korriku-Liria, Vllaznia-Kosova (P), KEK-u-Llapi dhe Lepenci-Dukagjini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat