Tifozët e jashtëzakonshëm armenë arrijnë në Shqipëri (Foto)

Sporti

Tifozët e jashtëzakonshëm armenë arrijnë në Shqipëri (Foto)

Më: 29 mars 2015 Në ora: 15:03

Tifozët e Armenisë, kanë bërë sakrificë të jashtëzakonshme për të përcjellë kombëtaren e tyre në përballjen e sotme kundër Shqipërisë.

Tifozët armenë, kanë bërë plotë 3 ditë rrugë dhe më shumë se 2700 kilometra për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës në Elbasan Arena.

Raportohet se në Elbasan kanë zbarkuar diku rreth 35 tifozë armenë, teksa secili ka paguar diku rreth 500 dollarë për të përcjellur këtë aventurë.

Këta përkrahës të flaktë të Armenisë kanë kaluar edhe në Turqi. Në territorin turk kanë udhëtuar me një autobus gjeorgjian për të shmangur problemet, pasi akoma nuk është harruar gjenocidi ndaj popullit armen.

Ata kanë ardhur të bëjnë tifo për Armeninë, e cila është në fundin e tabelës me një pikë të marrë nga tre ndeshje të luajtura deri tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat