Shikoni koreografinë spektakolare që do jetë sonte nga tifozët (Video)

Sporti

Shikoni koreografinë spektakolare që do jetë sonte nga tifozët (Video)

Më: 29 mars 2015 Në ora: 14:53

Tifozat Kuq e Zi në bashkëpunim me DigitAlb kanë ideuar një koreografi të jashtëzakonshme për ndeshjen që zhvillohet sonte mbrëma në Elbasan Arena.

Janë 12 mijë qeleshe dhe plisa që do të jenë në karriget e stadiumit Elbasan Arena.

Kështu pak para fillimit të ndeshjes të gjithë do t'i vënë në kokë dhe kur të fillojë kjo do të kulmojë në një koreografi spekakolare.

DigitAlb ka publikuar një video duke konfirmuar vendosjen e plisave dhe qelesheve.

Ndryshe ndeshja do të shikohet edhe në Tiranë dhe në Prishtinë në ekranët gjigantë të mundësuar nga DigitAlb.

Gati për koreografinë spektakolare, nga një qeleshe për secilin nga ju në Elbasan Arena.Ju lutemi ta mbani sa më gjatë në kokë :)#kuqezijeti

Posted by Digitalb on Sunday, 29 March 2015

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat