Rama: Të gjithë bashkë me kombëtaren

Sporti

Rama: Të gjithë bashkë me kombëtaren

Më: 29 mars 2015 Në ora: 14:04

Urimet për fitoren e kombëtares shqiptare gjatë përballjes me Armeninë, nuk kanë munguar as nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një statusi në Facebook, Rama uron një mbrëmje pasioni kuq e zi dhe një fitore për Shqipërinë:

“Të gjithë bashkë me Kombëtaren në një tjetër mbrëmje pasioni kuqezi! ‎Forca Shqipëri‬”, shkruan kryeministri.

Kombtarja shqiptare do të përballet sot në orën 18:00 me Armeninë. Trajneri Xhani De Biazi, i cili një ditë më parë mori nënshtetësinë shqiptare, ka premtuar fitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat