S’ka justifikime!

Sporti

S’ka justifikime!

Më: 29 mars 2015 Në ora: 13:33

Futbollisti holandez Wesley Sneijder ka thënë se nuk ka justifikime për performancën e skuadrës në Amsterdam Arena dhe për barazimin 1:1 me Turqinë. “Ne luajtëm për ta fituar ndeshjen që nga minuta e parë. Zotëruam topin dhe krijuam disa raste por ata patëm vetëm një rast të madh dhe shënuan menjëherë. Ne bëmë lojën, por nuk krijuam sa duhet. Nuk mund të fajësojmë trajnerin për rezultatin. Ne na duhet të jemi më të kthjellët dhe jo të drejtojmë gishtin e akuzës diku tjetër. Mungesa e Robben dhe Van Persie gjithashtu nuk mund të përdoret si një justifikim”, ka thënë Sneijder.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat