Mundësit fituan tri medalje të arta në Tiranë

Sporti

Mundësit fituan tri medalje të arta në Tiranë

Nga: K.Goca Më: 29 mars 2015 Në ora: 12:31

Mundësit e përfaqësueses së Kosovës u kthyen me pesë medalje nga kryeqyteti shqiptar, Tirana. Ata fituan tri medalje të arta e dy të argjendta. Në Tiranë u zhvillua turneu ndërkombëtar deri në moshën 20 vjeç, ‘Abedin Lame’. Me medalje të arta u stolisën: Drilon Syla (50 kg), Dardan Syla (55 kg) dhe Alban Delia (66 kg), kurse me të argjendtë: Vullnet Susuri (74 kg) dhe Sabri Curri (+97 kg). “Ishte një turne shumë mirë i organizuar, kurse mundësit tonë treguan shumë suksese. Jam i kënaqur nga kualiteti i treguar dhe pres që edhe në të ardhmen garuesit tonë të tregojnë rezultate edhe në Kampionatet Evropiane e Botërore”, tha Naim Muja, kryetar i FMK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat