A do të provokojnë tifozët Armen?

Sporti

A do të provokojnë tifozët Armen?

Më: 29 mars 2015 Në ora: 11:49

Tifozët e Armenisë kanë premtuar se nuk do të provokojnë në ndeshjen kundër Shqipërisë.

Tifozët armenë u bënë shumë të njohur kohë më parë me reagimin e tyre ndaj shqiptarëve. Një nga njerëzit e ‘FAF-it’, (grupimit më të madh ultras të tyre), flet për publikun shqiptar.

“Tensionet midis grupeve të fansave u rritën më tej nga fakti se Shqipëria pranoi zyrtarisht ftesën për të marrë pjesë në festimet kushtuar përvjetorit të luftës së Galipolit. Festimet janë planifikuar të bëhen më 24 prill, datë kjo që njihet për shumë dekada si dita përkujtimore e viktimave armene të gjenocidit. Për hir të së vërtetës, 24 prilli nuk ka fare të bëjë me datën e betejës së Galipolit”, thotë një nga pjesëtarët e ‘FAF-it’, Artur Danieljan.

Ai foli edhe për Kosovën, ku tha se nuk do të provokojnë.

“Nuk e njohin shumë realitetin që Kosova është tashmë e pavarur, por e inkurajojnë. Nuk do të provokojmë ose të brohorasim për Serbinë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat