De Biasi, fute në lojë nga fillimi Gashin – shikoi supergolat e tij (Video)

Sporti

De Biasi, fute në lojë nga fillimi Gashin – shikoi supergolat e tij (Video)

Më: 29 mars 2015 Në ora: 11:03

Informacioni se Shkëlzen Gashi, sulmuesi më në formë shqiptar i cili luan për Baselin, nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Armenisë dhe do ta ngrohë stolin, ka shokuar opinionin njohës të futbollit shqiptar.
Shkëlzen Gashi jo vetëm se është top golashënuesi i Baselit, ai po ashtu është një prej sulmuesve më të mirë në Evropë.

Megjithatë, i njohuri për supergolat e tij nuk ka fituar besimin e De Biasit, trajnerit të kombëtares shqiptare dhe sipas formacionit të mundshëm të publikuar para ndeshjes nga burime brenda kombëtares, ai thuhet se do ta ngrohë stolin.

Do ishte i pakuptimt një vendim i tillë, andaj Telegrafi ka përmbledhur golat e Shkëlzen Gashit duke i kujtuar trajnerit De Biasi se ai është sulmues i klasit botëror dhe jo i një rangu me Cikalleshin dhe Balën, që luajnë në skuadra më të dobëta.

Baseli po ashtu këtë sezon ka qenë deri në 1/8-ën e finales së Europa League dhe nga faza grupore arriti të eliminojë edhe skuadra si Liverpooli, krejt kjo falë performancave të mira të shqiptarëve Shkëlzen Gashit dhe Taulant Xhakës.

Trajner, na duhen golat ndaj Armenisë dhe njeriun e golave e ke. Vetëm fute në lojë nga fillimi...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat