Sot sfida Shqipëri-Armeni

Sporti

Sot sfida Shqipëri-Armeni

Më: 29 mars 2015 Në ora: 08:50

Sot kombëtaarja Shqiptare do të ketë një përballje të vështirë kundër Armenisë.

Kombëtarja Shqiptare sot do të ketë testin e radhës për kualifikimet e Euro 2016, kur të takohet me Armeninë në ‘Elbasan Arena’.

Përzgjedhësi De Biasi dhe kapiteni Lorik Cana janë të sigurt se Shqipëria do të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e të dielës përballë Armenisë.

Dje, gjatë konferencës për shtyp, në mbyllje të përgatitjeve, De Biasi la pak të kuptohet për formacionin, teksa vlerësoi atmosferën e krijuar në skuadër.

Sipas tij, kuqezinjtë kanë dhënë maksimumin gjatë kësaj jave përgatitjesh dhe tashmë priten rezultatet.

“Duhet të bëjmë një ndeshje taktikisht perfekte pa lejuar hapësira për kundërshtarin sepse kanë kualitete në kundërsulm. Ne nuk luajmë për barazim por për fitore. Për të fituar duhet studiuar loja e kundërshtarit, të përgatitemi psikologjikisht dhe të bëjmë detyrat që kemi kryer në stërvitje. Duhet të ruajmë qetësinë dhe të mos na pushtojë entuziazmi. Kundërshtari ynë është i rrezikshëm dhe duhet marrë në konsideratë ndërsa ne duhet të shfrytëzojmë kualitetet tona”, tha De Biasi.

Kapiteni Lorik Cana, i cili do të drejtojë skuadrën nga katërkëndëshi i gjelbër u shpreh se pavarësisht disa mungesave, fitorja nuk duhet vënë në diskutim.

Lideri i kuqezinjve evidenton përmirësimin e skuadrës gjatë kësaj kohe duke theksuar se suksesi është objektivi i grupit. “Skuadra ka më shumë përvojë dhe di të përshtatet me çdo lloj situate gjatë ndeshjes, di të reagojë dhe kjo është pozitive. Do të luajmë për fitore por në fund do të flasë fusha”, deklaroi Cana.

Lajm i keq për kuqezinjtë:

Arlind Ajeti dhe Naser Aliji nuk do të jenë të gatshëm për Shqipërinë në ndeshjen e së dielës me Armeninë. Dy mbrojtësit e grumbulluar nga De Biasi nuk kanë marrë ende lejen nga FIFA për t’u aktivizuar me kuqezinjtë, pasi më parë kanë mbajtur veshur fanellën e Zvicrës në ekipet e moshave.

Një problem jo i vogël ky i De Biasit në prag të ndeshjes së 29 marsit, mbi të gjitha pas dëmtimit të Mavrajt, i cili ende nuk dihet nëse do të luaj apo jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat