Bale, më i shpejti në botë me top në këmbë

Sporti

Bale, më i shpejti në botë me top në këmbë

Më: 29 mars 2015 Në ora: 00:04

Një studim i bërë nga klubi i Premier Ligës së Meksikës, Pachuca, i mbështetur nga FIFA, ka dhënë rezultate befasuese për faktin se kush është futbollisti më i shpejtë në botë me top në këmbë.

Mesfushori i Real Madridit, Gareth Bale, është lojtari më i shpejtë në botë kur vrapon me top, pasi që ka arritur shpejtësinë 36.9 km/h, ndërsa vendin e dytë e ka zënë, Jurgen Damm, i cili ka arritur shpejtësinë 35.25 km/h.

Damm, ka prejardhje gjermane mirëpo ka lindur në Meksikë, ndërsa rishtazi është ftuar në kombëtaren e Meksikës, ku pritet të debutojë kundër Ekuadorit.

Ndërsa, lojtarët si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund t’i shihni vetëm nën pozitën e pestë. /Telegrafi/

Top 10-të lojtarët më të shpejtë në botë:

1. Gareth Bale: 36.9 km/h
2. Jürgen Damm: 35.23 km/h
3. Antonio Valencia: 35.1 km/h
4. Aaron Lennon: 33.8 km/h
5. Cristiano Ronaldo: 33.6 km/h
6. Theo Ëalcott: 32.7 km/h.
7. Lionel Messi: 32.5 km/h.
8. Ëayne Rooney: 31.2 km/h.
9. Frank Ribéry: 30.7 km/h.
10. Sergio Ramos: 30.6 km/h.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat