Holanda barazon me Turqinë

Sporti

Holanda barazon me Turqinë

Më: 28 mars 2015 Në ora: 22:46

Holanda ka arritur të fitojë një barazim në minutat e fundit të takimit kundër Turqisë, duke mbajtur kështu gjallë shpresat për një kualifikim në Euro 2016.

Holanda e kishte dominimin mirëpo nuk po krijonte raste të mira. Dhe, në minutën e 37’ Burak Yilmaz arrin të shënojë për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Deri në fund të takimit, Holanda e kishte posedimin mirëpo nuk po arrinte të krijonte raste të rrezikshme.

Në minutën e 92’ Sneijder lanson një projektil i cili u devijua nga Huntelaar për tu futur në rrjetën e Turqisë.

Me këtë barazim, Holanda ka shtatë pikë në vendin e tretë të Grupit A, pesë më pak se Islanda që është në vendin e dytë. Turqia është e katërta me pesë pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat