Vetëm barazim për Italinë

Sporti

Vetëm barazim për Italinë

Më: 28 mars 2015 Në ora: 22:41

Italia ka arritur të kthehet me një pikë nga udhëtimi në Bullgari, duke luajtur barazim 2:2.

Kombëtarja e drejtuar nga Antonio Conte, e nisi mirë takimin, duke gjetur epërsinë që në minutën e 3’, kur Yordan Minev shënoi autogol.

Por vendasit reaguan shpejtë, duke barazuar në 1:1 në minutën e 11, me anë të Ivelin Popov.

Pas këtij goli, Bullgaria mori iniciativën, duke shënuar edhe golin e dytë në minutën e 17’, nëpërmjet Ilian Micanski.
Me rezultat 2:1 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, u pa vetëm një gol. Ishte Eder që në minutën e 84’, shënoi një gol të bukur, për të barazuar rezultatin në 2:2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat