Lëndimi i Marchisios, Conte u kërcënua me vdekje

Sporti

Lëndimi i Marchisios, Conte u kërcënua me vdekje

Më: 28 mars 2015 Në ora: 18:47

Përzgjedhësi i Italisë, Antonio Conte, ka qenë shënjestër e kërcënimeve me vdekje – ka bërë të ditur presidenti i Federatës Italiane të Futbollit.

Zyrtarë të Juventusit e kanë akuzuar ish-trajnerin për stërngarkim të Claudio Marchisios, i cili pësoi një lëndim ditën e premte.

Fillimisht u tha sezoni kishte përfunduar për mesfushorin, mirëpo pas skanimeve me MRI nga stafi i Bianconerëve u kuptua se lëndimi nuk ishte aq serioz sa mendohej.

Kreu i FIGC, Carlo Tavecchio, deklaroi se Conte është kritikuar pa të drejtë dhe tregoi se trajneri ka qenë shënjestër e kërcënimeve me vdekje në internet.

“E pash dhe ai ishte tmerruar. Pas kundërthënieve me Juventusin, ai ka marrë kërcënime me vdekje në internet”.

“Asnjëherë nuk kam parë një trajner të sulmohet në mënyrën si u sulmua ai. Ne e mbrojmë, ai është më i miri që kemi dhe është nga shpresat tona më të mëdha sportive”, ka deklaruar Tavecchio për Rai Sport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat