Trajneri i Armenisë: Kërkojmë fitoren ndaj Shqipërisë

Sporti

Trajneri i Armenisë: Kërkojmë fitoren ndaj Shqipërisë

Më: 28 mars 2015 Në ora: 18:16

Ekipi i Armenisë ka mbërritur këtë pasdite në qytetin e Elbasanit, ku nën masa të rrepta sigurie, ekipi është shoqëruar në ambjentet e stadiumit “ Elbasan Arena”, për t’u stërvitur për ndeshjen që do të zhvillohet të dielën mes Armenisë dhe Shqipërisë.

Sfida mes Shqipërisë dhe Armenisë do të jetë një takim mjaft i luftuar, ku do të kërkohet fitorja nga të dyja skuadrat. Këtë e ka konfirmuar sot trajneri zvicerian i përfaqësueses së Armenisë, Bernard Challandes, i cili është shprehur se dëshiron fitoren përballë Shqipërisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2016″ që do të zhvillohet këtë të dielë në “Elbasan Arena”.

Gjatë konferencws së sotme për shtyp në Elbasan, përpara stërvitjes së fundit të skuadrës armene, tekniku 63-vjeçar, thuri elozhe për Kombëtaren Kuqezi, duke theksuar se nuk i trembet vetëm një lojtari të caktuar, por të gjithë skuadrës.Stervitja e ekipit armen (2) Foto M

“I kam parë të gjitha ndeshjet e Shqipërisë. Në miqësoren me Italinë, isha i pranishëm dhe në stadium, por kam parë dhe shumë video në Youtube. Shqipëria ka shumë lojtarë që luajnë në Zvicër, njoh mirë Canën, Gashin dhe Xhakën. De Biasi ka ndërtuar një skuadër të mirë, ku forca e ekipit është grupi i bashkuar”, tha Challandes.

Përsa i përket rezultatit, Challandes shprehet se nuk do të firmoste për një barazim. “Nuk do të firmosja për barazim, pasi në pozitat që jemi na duhet fitorja, dhe pikërisht për 3 pikët do të zbresim në fushën e lojës. Formaconin do ta zbuloj para takimit”.

Ndërsa duke folur për yllin armen të skuadrës gjermane Borusia Dortmund, Henrikh Mkhitaryan, trajneri Challandes ka theksuar se, “Henrikh Mkhitaryan është mirë dhe mund të luajë titullar”.

Stwrvitja e ekipit armen (1)Foto MPyetjes se nëse humb me Shqipërinë a do të japë dorëheqjen trajneri i Armenisë, ky i fundit është përgjigjur se “ unë jam trajneri i Armenisë, dhe e rëndësishme është që të fitojmë ndeshjen dhe të kualifikohemi për 2016”.

Lidhur me të ardhmen e tij, trajneri zvicerian Challandes është shprehur se tani mendon vetëm për futbollin, ndërsa ka theksuar se e ardhmja e tij nuk ka rëndësi.

Sakaq në stadiumin “ Elbasan Arena” ekipi po stërvitet si edhe po njihet më nga afër me kushtet që ofron stadium i ri i Elbasanit.

Shqipëria dhe Armenia do të luajnë nesër në orën 18:00 në “Elbasan Arena” ndeshjen e katërt në grupin I të eleminiatoreve të kampionatit Europian të futbollit ‘Francë 2016’. Shqipëria renditet në vendin e tretë të renditjes me 4 pikë ndërsa Armenia renditet në vendin e fundit me 1 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat