Rooney: Po i fusim frikën Europës

Sporti

Rooney: Po i fusim frikën Europës

Më: 28 mars 2015 Në ora: 13:06

29-vjecari, i cili hapi serinë e golave të përfaqësueses së "Tre Luanëve", e vlerësoi fantastike ecurinë e Anglisë pas zhgënjimit në Kupën e Botës.

Kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney, u dha një mesazh të qartë kundërshtarëve europianë pas fitores 4-0 të formacionit të Roy Hodgson ndaj Lituanisë në Wembly. 29-vjecari, i cili hapi serinë e golave të përfaqësueses së "Tre Luanëve", e vlerësoi fantastike ecurinë e Anglisë pas zhgënjimit në Kupën e Botës, me 7 fitore radhazi.

"Kemi arritur disa fitore të mëdha, kemi shënuar shumë gola dhe jemi shfaqur një skuadër shumë energjike. Mendoj se në Europë duhet të kenë frikë për formën që po arrin përfaqësuesja jonë."

Rooney rezvervoi fjalët më të mira për sulmuesin e Totenham Hotspur, Harry Kane, i cili zëvendësopi pikërisht sulmuesin e United për të shënuar vetëm pas 80 sekondash lojë.

"Harry është një lojtar fantastik. Futbolli ndërkombëtar është ndryshe nga Premier League, por të shënosh vetëm 80 sekonda pasi ke hyrë në fushë është e pabesueshme. Ne jemi shumë të lumtur për të dhe presim të shënojë gola të tjerë për kombëtaren."

Vetë 21-vjecari u shpreh pas debutimit të tij fantastik se kishte bërë realitet një ëndërr të fëmijërisë dhe se shpreson të shënojë në vazhdimësi për Anglinë.

Pas 5 ndeshjesh, Anglia kryeson me pikë të plota grupin E, me 6 pikë më shumë se Sllovenia dhe Zvicra, ndërsa takimin e radhës do ta zhvillojë më 14 qershor në transfertë me Slloveninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat