Kthesë e papritur, dëmtimi i Marchisios jo serioz

Sporti

Kthesë e papritur, dëmtimi i Marchisios jo serioz

Më: 28 mars 2015 Në ora: 13:05

Ekzaminimet e fundit mjekësore kanë përjashtuar këputjen e ligamentin e të gjurit.

Tifozët e Juventusit mund të marrin frymë lirisht për sa i përket rastit "Marchisio", i cili u dëmtua në stërvitje me kombëtaren e Italisë në kuadër të përgatitijeve për eliminatoren me Bullgarinë në Sofie.

Ekzaminimet e fundit mjekësore kanë përjashtuar këputjen e ligamentin e të gjurit. Në në një kominukatë për shtyp të klubit bardhezi shkruhet se "Claudo Marchisio duhet të bëjë pushim për disa ditë, ndërkohë që gjendja e tij do të monitorohet me shumë kujdes ditë pas dite."

Në kampin bardhezi shpresojnë që Marchisio të jetë i gatshëm që në ndeshjen e ardhshme të Serisë A, aq më tepër që Allegri nuk do të ketë në dispozicion Paul Pogbanë. Për rastin në fjalë tifozër juventinë bënë përgjegjës trajnerin e kombëtares Antonio Conte, por lajmet e fundit i kanë lënë mënjanë polemikat, pasi Marchisio jo vetëm që nuk do të operohet, por mund të jetë i gatshëm për të zbritur në fushë vetëm pak pak ditësh. 29-vjecari rezulton të jetë një nga pikat më të forta të Juventusin në këtë sezon, teksa është aktivizuar nga Allegri në 37 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 2 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat