Çmimi i Malajzisë, Hamilton në pole position

Sporti

Çmimi i Malajzisë, Hamilton në pole position

Më: 28 mars 2015 Në ora: 11:49

Lewis Hamilton do të niset i pari në garën e së dielës së Formula 1, e vlefshme për Çmimin e Madh të Malajzisë.

Piloti anglez i skuderisë “Mercedes” ka dalë i pari në provat zyrtare, duke siguruar kështu pole position-in për garën e radhës, ku ai konsiderohet pretendenti kryesor.

Pas tij, në vendin e dytë u rendit piloti gjerman Sebastian Vettel me "Ferrari", ndërsa piloti tjetër i "Mercedes", Nico Rosberg do ta nisë garën nga vendi i tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat