Armenia me prurje të reja kundër Shqipërisë

Sporti

Armenia me prurje të reja kundër Shqipërisë

Më: 28 mars 2015 Në ora: 09:36

Gael Andonian do të mbajë veshur fanellën me numrin 2 dhe luan në mbrojtje ndërsa Korian do të veshë fanellën me numrin 9.

Përpara nisjes për Tiranë, kombëtarja armene prezantoi dy afrimet e reja në përfaqësuese për ndeshjen me Shqipërinë. Në zyrat e Federatës Armene të Futbollit ishte vetë presidenti i FFA, Ruben Hayrapetyan i cili prezantoi përpara medias Gael Andonian dhe Ruslan Korian, që janë dy afrimet e reja në skuadrën e drejtuar nga zvicerani Challendes.

Gael Andonian do të mbajë veshur fanellën me numrin 2 dhe luan në mbrojtje ndërsa Korian do të veshë fanellën me numrin 9. Mbrojtësi, aktivizohet në radhët e Olimpique Marseille, dhe ka pasur idhull kur luante me ekipet e moshave pikërisht kapitenin e Shqipërisë, Lorik Cana, ndërsa Korian aktivizohet në Uzbekistan me skuadrën e Lokomotiv Tashkent. Presidenti i Federatës Armene, i cilësoi këto dy afrime si të rëndësishme për përfaqësuesen, aq më tepër që janë dhe lojtarë me përvojë ndërkombëtare, pasi Korian ka spikatur këtë vit dhe në Champions League të Azisë, ndërkohë që vetë futbollistët deklaruan se do të japin maksimumin për të marrë një fitore ndaj Shqipërisë. Armenia për momentin renditen në vendin e fundit në Grupin I me vetëm 1 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat