Kombëtarja e futbollit fotografi përpara xhamisë, revoltohen disa tifozë në Facebook

Sporti

Kombëtarja e futbollit fotografi përpara xhamisë, revoltohen disa tifozë në Facebook

Më: 28 mars 2015 Në ora: 00:20

Disa futbollistë të Kombëtares Shqiptare kanë realizuar një fotografi pranë ambienteve të xhamisë ku kanë qenë të pranishëm për faljen e së premtes.

Siç transmeton “ProcesiSportiv” një lutje është bërë edhe për fitoren e ndeshjes me Armeninë. Por me sa duket jo të gjithë komentuesit e kanë pritur mirë. Përveç atyre të cilët i urojnë “me fitore inshallah” dhe “Allahu kabull xhuman të gjithve”, ka edhe të tjerë të cilët mendojnë se Kombëtarja nuk duhet të marrë ngjyrime fetare.

Komentuesit që nuk e kanë pëlqyer këtë gjest, shprehen se feja është mjaft personale dhe nuk mund të përdoret me uniformën e Kombëtares së Futbollit. Disa prej tyre madje mendojnë se ky është një imazh jo real për Kombëtaren dhe Shqipërinë.Ndersa ne rrjetet sociale kjo foto po ben xhiron e botes dhe nuk u ka pelqyer pasi i jep ngjyra fetare nje kombetare e cila eshte e te gjitheve dhe jo vetem e nje besimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat