Anglia e demolon Lituaninë

Sporti

Anglia e demolon Lituaninë

Më: 27 mars 2015 Në ora: 22:42

Anglia ka triumfuar në kuadër të grupit E për kualifikimet e evropianit “France 2016”.
Anglezët triumfuan para shikuesve të vetë në stadiumin Wembley kundër Lituanisë me rezultat prej 4:0.

Se vendasit ishin superior ndaj mysafirëve treguan edhe rastet qysh në minutat e para të ndeshjes.

Wayne Rooney në minutën e tretë kishte rastin ideal për shënim, kur nga afërsia goditi shtyllën vertikale të mysafirëve.

Por, vetëm katër minuta më vonë sulmuesi i Manchester United realizojë gol me kokë, pas devijimit të topit nga portieri i Lituanisë.

Duket se Rooney ishte i disponuar për ndeshje, pasi në minutën e 19-të të takimit sërish qëlloi shtyllën horizontale, kur goditi topin me kokë pas një harkimi të saktë të Danny Welbeck.

Kur pritej përfundimi i pjesës së parë, Anglia krijoj epërsi prej dy golave, në saje të shënimit të sulmuesit të Arsenalit, Danny Welbeck.

Harry Kane në debutimin e tij për kombëtaren angleze realizojë golin e katërt dhe të fundit në ndeshje në minutën e 73-të takimit.

Edhe në pjesën e dytë Albinoët vazhduan me paraqitje fantastike dhe kjo u shpërblye edhe me një gol. Ishte Raheem Sterling, ai i cili ngriti epërsinë e Anlisë në tre gola në minutën e 58-të takimit.

Pas kësaj fitoreje, Anglia renditet në vendin e parë të grupit me pikë të plota, përkatësisht 15 sosh nga pesë ndeshje, ndërsa Lituania mbetet në pozitën e katërt me gjashtë pikë të tubuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat