Gol i bukur i Xhakës, super Shaqiri, Zvicra bindshëm

Sporti

Gol i bukur i Xhakës, super Shaqiri, Zvicra bindshëm

Nga: Kemajl Goca Më: 27 mars 2015 Në ora: 22:37

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin forcë e fitores së Zvicrës me rezultat 3:0 ndaj Estonisë, në ndeshjen e xhiros së pestë të grupit E të Euro 2016 në futboll. Xhaka fenomenal, Shaqiri dirigjent i lojës, Valon Behrami luftarak, ishin protagonistët e kësaj fitore të rëndësishme për zviceranët që renditen në vend të tretë me 9 pikë, sa ka edhe Sllovenia një pozitë më lartë.

Në stadiumin në Luzern ishte atmosferë e shkëlqyeshme, ku dominoi Zvicra.

Shaqiri i pandalshëm, për mrekulli pasoi një top në 16-sh dhe Schar shënoi për epërsinë 1:0 në minutën e 17-të. Kombinimi i bukur i treshes shqiptare: Behrami, Shaqiri e Xhaka, ky i fundit nga rreth 22-23 metra realizoi gol të bukur dhe ngriti epërsinë në 2:0 në minutën e 27-të.

Shaqiri ka qenë alfa dhe omega e zviceranëve. Një fubollist i vyeshëm, motor i kombëtares, asistoi edhe në golin e tretë. Në minutën e 80-të, Shaqiri afër portës, nuk tregohet vetjak, e gjen Haris Seferoviqin, ky shënon për 3:0.


Xhaka në minutën e 56-të është ndëshkuar me karton të verdhë, ndërsa u zëvendësua në atë të 87-tën nga Frei.

Maqedonia si vendas pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Bjellorusia. Katërt shqiptarë luajtën titullarë për Maqedoninë: Ferrhan Hasani, Agim Ibraimi, Besart Abdurrahimi e Artim Pollozhani. Pollozhani u zëvendësua në minutën e 31-të shkaku i lëndimit dhe Abdurrahimi në atë të 75-të./BS/

Grupi C

Maqedonia-Bjellorusia 1:2 (1:1)
Spanja-Ukraina 1:0 (1:0)
Sllovakia-Luksemburgu 3:0 (3:0)

Tabela

1. Sllovakia 5 5 0 0 15
2. Spanja 5 4 0 1 12
3. Ukraina 5 3 0 2 9
4. Bjellorusia 5 1 1 3 4
5. Maqedonia 5 1 0 4 3
6. Luksemburgu 5 0 1 4 1

Grupi E

Sllovenia-San Marino 6:0 (1:0)
Zvicra-Estonia 3:0 (2:0)
Anglia-Lituania 4:0 (2:0)

Tabela

1. Anglia 5 5 0 0 15
2. Sllovenia 5 3 0 2 9
3. Zvicra 5 3 0 2 9
4. Lituania 5 2 0 3 6
5. Estonia 5 1 1 3 4
6. San Marino 5 0 1 4 1
Grupi G

Liechtenstein-Austria 0:5 (0:2)
Moldavia-Suedia 0:2 (0:0)

Tabela

1. Austria 5 4 1 0 13
2. Suedia 5 2 3 0 9
3. Rusia 4 1 2 1 5
4.Mali i Zi 4 1 2 1 5
5. Liechtenstein 5 1 1 3 4
6. Moldavia 5 0 1 4 1

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat