Milani 15 milionë euro për Immobilen

Sporti

Milani 15 milionë euro për Immobilen

Më: 27 mars 2015 Në ora: 19:17

Ciro Immobile është vënë në shënjestrën e Milanit, për sezonin tjetër. Lajmi është bërë i ditur të premten nga mediet në Itali. Gjithnjë sipas këtyre medieve skuadra nga “San Siro” pritet të paguaj 15 milionë euro për transferimin e italianit në verë.

25-vjeçari gjatë verës së kaluar u transferua nga Torino në Borussia Dortmund, por dështoi të kompozohet në formacionin e Jurgen Klopp, prandaj edhe ka regjistruar vetëm 15 paraqitje dhe ka shënuar tre gola.

Në të kaluarën reprezentuesi italian ka luajtur edhe për Genoan, Pecaranm Sienën, Grosseton dhe Juventusin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat