De Biasi nga nesër me nënshtetësi shqiptare

Sporti

De Biasi nga nesër me nënshtetësi shqiptare

Më: 27 mars 2015 Në ora: 19:06

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi nesër pritet të marrë nënshtetësinë shqiptare.

Mediet shqiptare raportojnë se me dekretin e Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, trajneri italian pritet të pajiset me pasaportë shqiptare.

Ndryshe Shqipëria në fundjavë përballet me Armeninë në Elbasan Arena.

Sfida zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat