Kosova rastet, fitorja Werderit

Sporti

Kosova rastet, fitorja Werderit

Nga: Kemajl Goca Më: 27 mars 2015 Në ora: 19:04

Werderi nga Bremeni shënoi fitore me rezultat 2:0 në përballje me kombëtaren e Kosovës, në ndeshjen miqësore e cila është zhvilluar në stadiumin Nordhom të Gjermanisë.

Kosova e para rrezikoi, por Ilir Berisha nuk ishte i shkathët në minutën e dhjetë. Bremenasit kaluan në epërsi në minutën e 27-të me golin e Aycicek, i cili nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra, me goditje të fortë mposhti portierin Samir Ujkani. Pas tre minutave, Kosova ishte afër barazimit, por Bersant Celinës golin ia mohoi Lukimya.

Në pjesën e dytë, kombëtarja jonë lehtë ka mundur të barazoi, por të pafat. Celina rrëzohet në 16-sh, por gjyqtari nuk jep penallti. Fanol Perdedaj, ka bërë një veprim mjeshtëror, mirëpo i mungoi finalizimi në minutën e 55-të. Kosova gjithnjë kërkonte barazimin.

Në minutën e 70-të, Perdedaj për mrekulloi harkoi, por Erton Fejzullahu me kokë gati sa shënoi, mirëpo Casteels reagoi dhe shpëtoi portën.

Kur nuk i realizon rastet, pëson! Bremenasit realizuan për rezultatin përfundimtar 2:0. Makiadi realizoi gol të bukur në minutën e 88-të. Për Kosovën ishte ndeshja e dytë pas barazimit 0:0 me Eintracht nga Frankfurti. Ata me gjithë humbjen,me lojë ishin të mirë dhe për fa të keq nuk i shfytëzuan rastet. Në stadium ishin rreth 2500 shikues, nga ta mbi dy mijë shqiptarë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat