Femrat rrethojnë stadiumin shqiptar!!!

Sporti

Femrat rrethojnë stadiumin shqiptar!!!

Më: 27 mars 2015 Në ora: 14:04

Në Elbasan janë duke u bërë edhe përgatitjet e fundit në kuadër të ndeshjes së Kombëtares shqiptare kundër Armenisë, që do të luhet të dielën në stadiumin “Elbasan Arena”. Në ambientet e këtij impianti, u bë edhe një përzgjedhje e të rinjve dhe të rejave që do të luajnë rolin e stjuartve në shkallët e stadiumit. Kështu, janë përzgjedhur gjithsej 60 veta, por risia është se 45 prej të cilave janë femra dhe vetëm 15 djem, të cilët do të shpërndahen në të gjithë impiantin, raporton panorama sport.

Duhet thënë se kjo nuk është diçka e re në “Elbasan Arena”, pasi edhe në sfidën me Danimarkën u përdor kjo lloj taktike që rezultoi e suksesshme. Megjithatë, vlen për t’u theksuar se prania e femrave këtë herë është më e madhe, me synimin për të “zbutur” tifozët. Mendohet se vendet bosh në stadium do të jenë shumë të pakta, prandaj dhe duke parë interesimin e jashtëzakonshëm, janë gjetur variante të tjera për forcat e sigurisë, krahas policisë së shtetit, që sigurisht do të jetë e pranishme e shumtë në numër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat